Sveçla: Jankoviq është dërguar në paraburgim për “prishje të rendit kushtetues të Serbisë”

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në bazë të informacioneve që kanë autoritetet, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është dërguar në paraburgim prej 48 orësh nga autoritetet serbe.

Sipas tij, ai po akuzohet për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

Gjatë një konference për media, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Sveçla bëri thirrje për lirimin e Jankoviqit, por edhe të qytetarë të tjerë, “pasi që sipas informacione të tjerë, ka edhe qytetarë që po mbahen të arrestuar”.

Back to top button