Sveçla në panairin më të madh të sigurisë dhe teknologjisë në Paris

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, zv/ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, drejtori i Policisë Gazmend Hoxha, ambasadori i Kosovës në Francë Mehdi Halimi me ekipe të FSK-së dhe Policisë po marrin pjesë në panairin më të madh të sigurisë dhe teknologjisë “Eurosatory 2024”, që po mbahet në Paris.

Në fotografitë e dërguara nga MPB shihet Sveçla afër prototipit të makinës së parë të blinduar ushtarake të prodhur në Shqipëri e pagëzuar “Shota”.

Një fotografi afër këtij automjeti Sveçla e ka publikuar edhe mbrëmë.

Në komunikatën e MPB-së thuhet se “qëllimi i vizitës së delegacionit të shtetit të Kosovës është që të avancojnë aftësitë mbrojtëse të ushtrisë dhe policisë së vendit, në mënyrë që të jenë të gatshëm të përballen me çdo kërcënim dhe të sigurojnë siguri për qytetarët, për rajonin dhe më gjërë”.

“Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu. Panairi “Eurosatory 2024” është më i madhi në industrinë e mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, ku kanë qenë përzëntë 62 shtete, ndërsa është vizituar nga pjesëtarë të 150 shtete të botës.”

MPB shton se “fuqizimi i institucioneve të sigurisë vjen si domosdoshmëri pas sfidave të shumta të sigurisë globale, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri”.

Back to top button