Sveçla: Për më shumë se 20 vite, veriu i shtetit ka jetuar në ilegalitet

Pas bastisjes së një banese në veri të Mitrovicës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Facebook ka publikuar disa fotografi, teksa ka shkruar se “për më shumë se 20 vite, veriu i shtetit tonë kryesisht ka jetuar në ilegalitet”.

Sveçla ndër tjera ka shtuar se luftimi i krimit të organizuar në çdo cep të vendit është prioritet i tyre.

”Luftimi i krimit të organizuar në çdo cep të vendit është prioritet i yni. Për më shumë se 20 vite, veriu i shtetit tonë kryesisht ka jetuar në ilegalitet. Grupet dhe veprimtaritë kriminale kanë lulëzuar e paradoksalisht kanë qenë normaliteti. Ky realitet i mëparshëm po zbehet ditës-ditës. Qytetarët tanë pa dallim kërkojnë rend, ligj e siguri”, ka shkruar sveçla./21Media

 

Back to top button