Sveçla: Përpjekjet e grupeve kriminale përfundimisht do të dështojnë

Dje një veturë e Policisë së Kosovës është sulmuar me plumba në veri, nga persona të panjohur.
Përmes një komunikate, nga policia njoftojnë se sulmi me armë zjarri ka ndodhur në drejtim të patrullës policore, e cila ka qenë me detyrë zyrtare lokacionin Banjskë – Izvor të komunës së Zveqanit.
Nuk raportohet për të lënduar, përpos dëmeve në veturë.
Për këtë sulm ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshëme, Xhelal Sveçla duke thënë se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia po synojnë të shkaktojnë frikë e pasiguri në territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sveçla tutje ka shtuar se këta persona po synojnë ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë pa sundim të ligjit, por se, sipas ministrit, këto përpjekje janë të kota.
“Sërish patrulla e Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri. Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie duke synuar zbatimin e ligjit. Qëllimi i tyre përfundimtar: ta bëjnë veriun e Kosovës një zonë të paligjshme, të drejtuar nga kriminale. Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, ka shkruar Sveçla në Twitter./21Media

Back to top button