Sveçla reagon për paraburgimin e policëve: E paprecedentë dhe e papranueshme 

(Lajm i përditësuar)


Sveçla reagon për paraburgimin e policëve: E paprecedentë dhe e papranueshme 

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla e cilëloi si të paprecedentë dhe të papranueshme  caktimin e masës se paraburgimit prej 30 ditësh, tre zyrtarëve policorë të kidnapuar nga forcat special të Serbisë në Kosovë.

Ai  dëni edhe sulmeve që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve dhe ndaj  gazetarëve në veri

“Fakti që Serbia agresore nuk do të ndalet me orkestrime të akteve të tilla, e dëshmojnë sulmet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur sot gjatë ditës në veriun e vendit tonë. Në mëngjesin e sotëm bandat kanë sulmuar me shok-bomba stacionet policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, është sulmuar një veturë e Policisë së Kosovës, është sulmuar vetura e Ministrit Elbert Krasniqi që ndodhej në vizitë tek Kryetari Lulzim Hetemi, turma e bandave ka kaluar me lehtësi kordonin e sigurisë dhe ka ndërsyrë objektin e Komunës si dhe janë sulmuar e rrahur brutalisht gazetarë e kameramanë të mediave tona. “, shkroi ai.

Ai tha se mungesa e reagimit ndaj këtyre verpimeve iu jep edhe më krah.

Të gjitha këto në më pak se 10 orë, të gjitha këto nga persona të njejtë që pranojnë urdhëra të tillë kriminal nga persona të njohur për autoritetet tona e për publikun. Mungesa e reagimit ndaj këtyre akteve kriminale që cënojnë sigurinë e institucioneve tona, qytetarëve tanë e mediave tona, u jep krahë këtyre bandave që udhëzimet e urdhërat i marin nga Beogradi.


Gjermania kërkon lirimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe

Gjermania ka kërkuar sot lirimin e pakushtëzuar të tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe në veri.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shpërndarë në Twitter një postim të ministres së Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të depërshkallëzojnë situatën menjëherë.

Në anën tjetër , tre policëve të Kosovës, të kidnapuar nga forcat serbe në veri të vendit sot i është shqiptuar masa e paraburgimit.

Të njëjtit janë rrëmbyer të mërkurën (14 qershor) nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Thirrje për lirmin e tyre kanë bërë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe


Paraburgim për tre policët e arrestuar, reagon Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu reagoi pasi një te policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Haxhiu kërkon lirmin e tyre duke kërkuar edhe arsye pse u caktua një masë e tillë e paraurgimit.

“Skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat Vuçiq.Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviç.Por për çfarë?Vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë. Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan.”, shkori Haxhiu

“Demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd, të rri e heshtur ndaj autokratëve.Policët e Kosovës duhet të lirohen sa më parë!”, shtoi ajo.


Paraburgim për tre policët e arrestuar

Tre policëve të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë.

Sipas njoftimit, tre policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

Tash për tash nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit.


Sot dalin para gjykatës tre policët e kidnapuar në veri

Avokati Arianit Koci ka thënë se ka biseduar me njërin prej avokatëve në Beograd të caktuar në rastin e tre policëve kosovarë.

Koci ka treguar ka marrë informacione se Prokuroria serbe ka vendosur që lëndën penale të tre policëve kosovarë të kidnapuar – ta bartë prej departamentit special të Gjykatës së Lartë në Beograd, në Gjykatën Themelore në Kralevë.

Siç ka shpjeguar Koci, bartja e rastit në kompetencë të Gjykatës Themelore, do të thotë që policët e Kosovës do të ngarkohen për vepra penale për të cilat janë paraparë dënime më buta.

“Kjo natyrisht, e hapë rrugën që më presion politik, pastaj eventualisht të lirohen”, ka shkruar Koci./21Media

Back to top button