Sveçla reagon për therjen e dy qytetarëve serb në Mitrovicën e Veriut

Dy serbë në Mitrovicën e Veriut kanë mbetur të plagosur, dhe njëri prej tyre ndodhet nën tretman mjekësor.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka reaguar pas incidentit, në Mitrovicën e Veriut, me ç’rast janë therur dy persona të nacionalitetit serb. Sveçla tha se i dyshuari është pjesëtar i strukturave kriminale serbe.
“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor. Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë”, ka njoftuar Sveçla.
Në shkrimin e tij në Facebook, Sveçla tha se njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë./21Media

Back to top button