2019-ta vit i mbarë për artisten

2019-ta vit i mbarë për artisten

Taylor Swift është artistja që ka shitur më së shumti albume gjatë vitit 2019, sipas IFPI-së, organizatës që përfaqëson industrinë diskografike në të gjithë botën. Swift u nderua nga IFPI për herë të dytë, pas vitit 2014.

Viti që lëmë pas ishte vit i suksesshëm për këngëtaren, e cila në muajin gusht ka lansuar albumin e saj të shtatë “Lover”.

Çmimi “Global Recording Artist of the Year” është çmimi i shtatë për Taylor Swift-in.