Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, e ka parë me dyshim përgatitjen e Qeverisë së Kosovës për t’u përballur me Serbinë në procesin negociator që pritet të rifillojë së shpejti.

Syla ka pyetur nëse Qeveria ka statistika të sakta mbi viktimat e shkaktuara në luftë.

A e din shteti jonë, institucionet tona, sa është numri i të vrarëve, për shkak se në këtë rezolutë thuhet se janë 12 mijë të vrarë. A janë rrafsh 12 mijë, a janë 11 mije diçka apo mbi 12 mijë? Thuhet se janë të vrarë 1,500 fëmijë. A janë rrafsh 1,500 fëmijë të vrarë?”, ka pyetur Syla.

Syla ka vazhduar edhe me pyetjet të tjera ndaj Hotit dhe institucioneve shtetërore.

A e dimë ne sa dëshmorë i ka vendi jonë. A e dimë sa invalidë? A e njohim ne një invalid që i ka humbë sytë në luftë, që është i vetmi? Pakkush ia din emrin. Ai quhet Maliq Dragusha, nëse dikush do me ditë. Ne merremi me çështje të mëdha, por ne në bërthamë jemi keq. Po e zëmë që Vuçiq një ditë do të kërkojë falje, a ka shteti ynë shifra të sakta për viktimat e luftës?”, ka pyetur ai.

Po ashtu, Syla në fjalën e tij ka kërkuar nga shefi i GP të VV, Rexhep Selimi, që të frenojë aktivistët e VV-së të cilët, tha ai, po e rëndojnë gjendjen shëndetësore të invalidit të luftës Shpejtim Agusholli, duke i shkruar në rrjetet sociale.