Sylvinho: Po jetojmë një ëndërr, kjo është merita e këtyre djemve

(Lajm i përditësuar)


Sylvinho: Po jetojmë një ëndërr, kjo është merita e këtyre djemve

Trajneri Silvinjo ka deklaruar se Kombëtarja po jeton një ëndërr dhe kjo është meritë e futbollistëve.

“Ne kemi qenë në një grup të vështirë, po jetojmë një ëndërr, kemi 6 ndeshje që nuk humbasin, nuk pësojmë gola, e mbyllëm të parët dhe kjo është merita e këtyre djemve.


Shqipëria fiton grupin, barazon pa gola në ndeshjen festive, nis pjesa e dytë e festës

Shqipëria e ka fituar Grupin E të kualifikimeve për Euro 2024. Të hënën mbrëma në “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të ciklit eliminator për Evropianin në Gjermani.

Barazimi u ka mjaftuar kuqezinjve për ta fituar grupin.


Mbyllet pjesa e parë pa gola, pak raste shënimi dhe shumë faulla

Është mbyllur pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe pa gola.

Pjesa e parë e lojës nuk kishte shumë raste shënimi, ku më shumë vëmendjen e morën faullat e shumta nga të dyja ekipet.


Ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe, atmosferë madhështore në “Air Albania”

Ka nisur ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.

Në atmosferë madhështore në “Air Albania”, Shqipëria e luan ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Në krye të sulmit është Mirlind Daku, i përkrahur në krah nga Myrto Uzuni dhe Jasir Asani.

Back to top button