​Sylvinho publikon listën për “play-off”, dy debutues dhe rikthehet Anis Mehmeti

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e play-off-it, në kuadër të kualifikimit për botërorin 2026, duke sjellë disa risi dhe rikthime të rëndësishme në ekip.

Në listën e re bie në sy ftesa për dy emra të rinj, të cilët për herë të parë marrin besimin e stafit teknik, mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana. Këto afrime tregojnë qartë synimin e trajnerit për të përmirësuar grupin dhe për të shtuar konkurrencën në çdo repart.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rikthimi i lojtarit Anis Mehmeti, i cili rikthehet në Kombëtare pas një periudhe mungese. Sulmuesi kishte qenë jashtë listave në grumbullimet e mëparshme, por forma e mirë me klubin duket se e ka bindur trajnerin për ta rikthyer në ekip.

Lista e plotë me 26 lojtarë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani

Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja

Kombëtarja shqiptare pritet të nisë së shpejti përgatitjet për këto ndeshje vendimtare, ku synimi mbetet arritja e rezultateve pozitive dhe avancimi më tej në kompeticion.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45.

Back to top button