Numri i ri i Revistës prestigjioze SYMBOL i dedikohet aktorit të mirënjohur shqiptar, Bajrush Mjaku me të cilin është bërë edhe një intervistë ekskluzive.

Revista SYMBOL është revistë kulturore elitare që ka krijuar respekt edhe në arenën ndërkombëtare, dhe e cila ka një redaksi të përbërë nga emra personalitetesh botërore me ndikim të jashtëzakonshëm në studimet teorike letrare e kulturore, si: Mieke Bal, Linda Hutcheon, Jonathan Culler dhe Raoul Eshelman.

Ky është numri i njëzetë i revistës  SYMBOL, e themeluar dhe drejtuar nga shkrimtari dhe studiuesi, Ag Apolloni.

Në këtë numër do të gjeni edhe shumë shkrime të tjera nga autorët: Georgio Agamben, Raoul Eshelman, Dritan Dragusha, Xhezair Dashi, etj.