Alpinistët e njohur kosovarë, Arianit dhe Mrika Nikqi sot në “Bon Bon” folën për sfidat, të arriturat dhe planet e tyre për këtë vit.

Arianiti tha se alpinizmi është një ndër sportet që kërkon qëndrueshmëri të madhe fizike dhe psiqike. Dhe vazhdimisht ti 95% nuk e di a do të kthehesh a s’do të kthehesh”, tha ai, shkruan rtv21.tv

Sa u përket planeve të këtij viti, Nikqi tha se kanë pasur në plan të ngjiten në disa male sfiduese të Alpeve, në Zvicër dhe një pjesë tjetër nga Italia, si dhe të përgatiten për vitin e ardhshëm që të t’i realizojnë një apo dy maje në Himalaje.

Shkaku i pandemisë, Mirika tha që planet janë prishur. Ajo ndër të tjera tregoi që kur e ka filluar ekspeditën i është dukur si në film dhe se po bënte diçka të madhe. “Pasioni dhe dëshira e madhe më kanë ba me harru atë që po bëj diçka të madhe”, tha ajo.

Sa u përket arritjeve, Arianiti tregoi që brenda një muaji kanë arritur të realizojnë Everestin dhe Denalin. “Më 27 maj kemi qenë në maje të Everestit, më 6 qershor kemi qenë në kampin bazë të Denalit”, u shpreh alpinisti i njohur.

Ndërsa, sa u përket planeve, Mrika tha se plani i saj i parë është të regjistrohet në fakultet, për të cilin tha që do ta regjistroj Juridikun. Ndërsa, tha që nuk do t’i ndalë ngjitjet në male.

Ndërkaq, Arianiti potencoi që një nga qëllimet e tyre është që Mrika të bëhet femra më e re në botë dhe ta kalojë sfidën Grand Slam, mirëpo shtoi që është një projekt mjaft i kushtueshëm, shkruan rtv21.tv

“Arritja në polin e Veriut dhe polin e Jugut. Personi më i ri në botë që e ka ngjitë është një japoneze, në moshën 22 vjeçare, do të thotë Mrika tani i ka 18 vjet, nëse do të kemi mundësi që të sigurojmë fondacione, po mendoj që do të realizohet, ai është një prej qëllimeve”, shtoi më tutje Nikqi.

Kujtojmë që, në vitin e kaluar Arianit dhe Mrika Nikqi janë ngjitur në majen më të lartë në botë, Everest. Ata kanë pushtuar edhe majen më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktidës. Ata janë ngjitur në majën Mount Vinson, 4892 lmd, në motin e acartë e në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt etj./21Media

#BonBon Alpinisti #ArianitNikqi- 95% nuk e di a do të kthehesh a s’do të kthehesh

#BonBon Alpinisti #ArianitNikqi- 95% nuk e di a do të kthehesh a s’do të kthehesh

Gepostet von RTV21 am Samstag, 2. Mai 2020

#BonBon #MrikaNikqi- Kur e kam filluar ekspeditën më është dukur si në film

Gepostet von RTV21 am Samstag, 2. Mai 2020

#BonBon #Arianit dhe #MrikaNikqi flasin për planet e sivjetme

#BonBon #Arianit dhe #MrikaNikqi flasin për planet e sivjetme

Gepostet von RTV21 am Samstag, 2. Mai 2020
#BonBon #AriantNikqi- Brenda 1 muaji kemi realizuar Everestin dhe Denalin

#BonBon #AriantNikqi- Brenda 1 muaji kemi realizuar Everestin dhe Denalin

Gepostet von RTV21 am Samstag, 2. Mai 2020
#BonBon Pas pandemisë ku do ta shohim Arianitin dhe Mrikën?, Flasin alpinistët

#BonBon Pas pandemisë ku do ta shohim Arianitin dhe Mrikën?, Flasin alpinistët

Gepostet von RTV21 am Samstag, 2. Mai 2020