Szunyog: Besoj se vendimi për vizat merret para fundit të këtij viti

Raporti i Zgjerimit i BE-së, flasin ambasadori Szunyog dhe zv.kryeministri Bislimi

Shef i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se beson që Këshilli i BE-së para përfundimit të këtij viti do të marrë vendim për procesin e liberalizimit të vizave.
“Kam besim të plotë se do të merret një vendim nga Këshilli për vizat para përfundimit të këtij viti. Shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe atëherë do ta heqim një problem nga tavolina”, tha Szunyog,
Ai këto deklarata i bëri në diskutimin e sotëm të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Shtëpisë së Evropës, me temë  “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”,
Ai po ashtu kërkoi përparim më të shpejtë të Kosovës drejt rrugës së saj në BE.
Ai tha se për dallim nga raporti i vitit  2021, tani në Kosovë   qeveria ka stabilitet, kështu që nuk ka arsye përse Kosova nuk duhet të bëjë përparim më të shpejtë.
“Në fushat ku duhet përparim është fusha e parë – performanca e Kuvendit, zgjedhjet lokale në fund të vitit ta kaluar ku Kuvendi nuk mblidhej dhe nuk kryente punën, ose kemi pasur raste ku nuk janë miratuar për shkak të mungesës së kuorumit, shohim telashe që e pengojnë Kuvendin”- tha ai.
Szunyog tutje tha se fusha tjera ku kërkohet përparim është energjia, ruajtja e mjedisit dhe sundimi i ligjit.
Në anën tjetër , zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi  deklaroi tij është shumë e rëndësishme që në Kosovë ka stabilitet ekonomik.
“Për mua elementi më i rëndësishëm që ka ndodhë këtë vit është stabiliteti politik i cili ka adresuar masat e qeverisë ndaj qytetarëve. Prioritetet përqëndrohen në dy shtylla, drejtësia dhe ekonomia, dhe për ne është me rëndësi rezultati që arrimë në këto shtylla”, tha ai.
Bislimi tutje tha sa ka pasur rritje ekonomike, si dhe përmendi procesi i vettingut.
“Rritja ekonomike në vitin e kaluar ka qenë dy shifrore, kemi rritje të eksportit sidomos të shërbimeve, kemi një performancë shumë të mirë në raport me situatat që ka qenë kriza ekonomike. Për një vit është bërë më shumë se një dekadë ndoshta më parë, ka filluar procesi i vettingut, por duhet ta kuptojmë që sundimi i ligjit nuk rregullohet brenda mandatit” tha ai.
Bislimi po ashtu tregoi se  prioritet në 12 muajt e ardhshëm përveç energjisë është specifike nevoja e përparimit të mëtutjeshëm në reformën në administratën publike” ne kemi startuar një sërë procesesh, me të cilën ne presim të vendosim rend, transparencë”, deklaroi ai./21Media

Back to top button