Szunyog: Kosova nuk ka marrë parasysh komentet e BE-së për disa ligje

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish ka kritikuar ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë. Ai deklaroi se nëse këto nisma legjislative nuk ndryshohen, atëherë shërbimi civil do të jetë i cenueshëm nga politizimi.

Kështu u shpreh ai në konferencën me temën “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Szunyog deklaroi se reforma në administratën publike është shtylla kryesore për anëtarësim në BE.

Kurse, drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha Stublla tha se reforma është thelbësore për çdo shtet.

Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se janë të përkushtuar për një administratë efikase dhe llogaridhënëse.

Back to top button