Tahiri: Do ta kundërshtojmë çdo përpjekje për shtrenjtimin e rrymës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri ka thënë se do ta kundërshtojnë çdo përpjekje për shtrenjtimin e rrymës, pasi që ZRRE njoftoi se ka pranuar aplikimin për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU).
Përmes Facebook-ut, Tahiri tha se kjo është veçse një barrë më shumë për qytetarin, siç thotë ai, qytetarët po prekin fundin e mundësive për të mbijetuar.
“Kjo mësymje në kurriz të qytetarëve, përveç që është papërgjegjësi, është edhe irracionalitet. Ftoj pushtetin që të përmbahet nga një “guxim” i tillë, sepse qytetarët janë duke e prekur fundin e mundësive të tyre për të mbijetuar në rrethanat aktuale. Çdo përpjekje për të shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike e për t’ua shtuar këtë barrë qytetarëve, do të hasë në kundërshtimin tonë të plotë dhe të pa kompromis”, ka shkruar Tahiri./21Media

Back to top button