Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova të cilën e njoftoi lidhur me punën, prioritetet dhe vizionin e qeverisë për procesin e integrimit evropian.

Tahiri ka thënë se gjatë këtij takimi ka konfirmuar se ekziston një përkushtim që të vazhdojnë me implementimin e politikave evropiane, me theks në temat që lidhen me modernizimin shtetëror, plotësimin e pakos së reformave shtetërore dhe instalimin e praktikave inovative në qeverisje dhe administratë të shtetit, respektivisht institucione.

“Shefen e Zyrës së BE-së, znj. Apostolova, e njoftova se top prioritetet e mia në këtë mandat janë avancimi i reformës së administratës shtetërore, modernizimi dhe evropianizimi i saj, forcimi i partneriteteve vendore dhe ndërkombëtare, demokratizimi dhe gjithëpërfshirja publike e civile”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media

Sot takova shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, znj. Nataliya Apostolova të cilën e njoftova lidhur me punën,…

Posted by Besnik Tahiri on Tuesday, 9 June 2020