Tahiri i reagon Kurtit pas letrës që ua dërgoi ambasadorëve

 

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri i ka reaguar liderit të VV-së, Albin Kurti lidhur me letrën ua ka dërguar ambasadorëve për t’u kërkuar ndihmë në situatën me Covid-19. Tahiri thotë se Kurti kishte mundësi t’ua lehtësonte barrën qytetarëve, por ai dhe deputetët e tij nuk i votuan ligjet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të goditur nga pandemia.

“Sot, Albin Kurti u kërkoi ndihmë shteteve mike të Kosovës, por javën që lamë pas ishin pikërisht deputetët e partisë së tij që nuk votuan ligjet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të goditur nga pandemia, në mes tjerash ligjin që mundëson tërheqjen e 10 % të parave nga Trusti. Pra, kishte mundësi t’ua lehtësonte barrën qytetarëve, por Kurti dhe deputetët e tij nuk e bënë këtë. Ashtu siç nuk e bënë as kur e qeverisnin vendin. Fshehja e përgjegjësisë dhe hipokrizia përballë kësaj situate nuk mund të kamuflohen me simbolika dashamirëse.
Natyrisht se Kosova ka nevojë për ndihmën e vendeve mike. Por, vendet mike duhet po ashtu t’i kursejmë nga përgjegjësitë që na takojnë neve si politikanë, prej të cilave komplet Vetëvendosja dhe lideri i saj kanë hequr dorë.”, shkroi ai në një reagim në Facebook./21Media

Sot, Albin Kurti u kërkoi ndihmë shteteve mike të Kosovës, por javën që lamë pas ishin pikërisht deputetët e partisë së…

Posted by Abelard Tahiri on Monday, August 10, 2020

Back to top button