Tahiri: Ideja e minishengenit krijon bërthamen ekonomike për Serbinë

Tahiri: E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, deklaroi se ideja e “minischengenit” krijon bërthamën ekonomike për “Serbinë e Madhe”.

Në një postim në Facebook, Tahiri është shprehur e lumtur për reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar, siç ka theksuar, neohegjemoninë serbe në Ballkan.

“Se ideja e Mini-Schengenit krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’ këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan…”, ka shkruar Tahiri./21Media

Back to top button