Sot është dita e 14-të që në Vushtrri nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus. I pari i kësaj komune, Xhafer Tahiri bëri të ditur se sot u testuan edhe katër persona, por rezultuan negative.

“Kaloi edhe dita e 14 pa të infektuar në Vushtrri, 4 teste sot të gjitha negative. Pra ne po ja dalim me sukses në këtë betejë.”, shkroi Tahiri në Facebook.

Në fund kryetari Tahiri u bëri sërish thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ruajnë distancën.

“Me nejt në shpi dhe me mbajtë distancën është mënyra më e sigurtë për mos me u infektu e as mos me infektu tjetrin me coronavirus”, shkroi Tahiri./21Media