Tahiri kërkon nga Komisioni për Buxhet ta sjellin projektligjin për Trustin
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se projektligji i propozuar nga ky grup parlamentar për tërheqjen e trustit nuk do të mbahet të mbledhjen e së enjtes.
“Kemi pritur që në këtë mbledhje të kryesisë të trajtohet projektligji i propozuar nga PDK-ja për tërheqjen e trustit, një çështje e tillë ende qenka në Komisionin për Buxhet dhe Transfere. Ne kërkojmë që komisioni të reagojë sa më shpejtë, që ne të procedojmë sa më shpejt për seancën e radhës. Pra të enjten nuk do të jetë e mundur të trajtohet ky projektligj i shumëpritur nga qytetarët e Kosovës”, u shpreh Tahiri.
Sipas Tahirit, ka gjasë që do të hyjë në rend dite në mbledhjen e radhës.
Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në mbledhjen e së enjtes do të ketë debat për siguri./21Media