Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke shfaqur arrogancë me numrat që i ka në Kuvend.

Tahiri megjithatë shtoi se ishte moment i mirë që deputetë nuk lejuan që Ligji për Zgjedhje nuk kaloi në procedurë të përshpejtuar.

“Kurti po shfaq arrogancë me numra. Le të jemi të qartë për diasporën, AAK-ja mirëpret lehtësirat për çdo vendim të mirë për ta, por jo në këtë mënyrë”, u shpreh Tahiri.

Ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje sonte në një seancë të jashtëzakonshme nuk kaluan në procedurë të përshpejtuar. 65 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan pro propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, por kjo nuk mjaftoi që ky propozim të kalojë./21Media