Tahiri: Kurti s’pyeti as për opozitën e as për VV-në kur pranoi planin pa njohje dhe Asociacionin

Ish kryenegociatorja, Edita Tahiri ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se e pranon planin franko- gjerman.
Ajo e ka quajtur papërgjegjësi nga ana e Kurtit, pasi që sipas saj për një vendim të till nuk është konsultuar me opozitën e as me partinë që ai drejton.
“Albin Kurti s’pyeti fare as për opozitën dhe as për VV-ne kur pranoi planin pa njohje reciproke dhe asociacionin. Papërgjegjësi totale institucionale!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme pas takimit që ka zhvilluar me Lajçak, ka thënë se
Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Back to top button