Tahiri: Masat e BE-së e dëmtojnë të ardhmen tonë euroatlantike

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se është shqetësuese për ata që Qeveria e Kosovës e ka mbajtur të fshehtë komunikimin me BE-në për masat ndëshkuese që kanë vendosur ndaj Kosovës.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se vendi është në gjendje të mjerueshme shkak i Qeverisë Kurti.

“Shpreh shqetësimin tonë që qeveria tentoi ta mbajë të fshehtë komunikimin që e kishte bërë BE-ja që këto masa kanë hyrë në fuqi. Kemi hyrë në një shkallë shumë të rrezikshme të zhvillimeve me BE-në, kjo është mjaft shqetësuese. Masat e tilla e dëmtojnë të ardhmen tonë euroatlantike, masat e dëmtojnë raportin tonë me secilin shtet evropian veç e veç”, tha Tahiri.

Back to top button