Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së kryesisë tha se nga kryetari Konjufca kërkuan të ndërtojë një proces të konsultimit me partitë parlamentare dhe faktorin ndërkombëtar për Ligjin për Zgjedhje.

“Mbrëmë ka ndodhur një operacion i natës që ka habitur të gjithë. Për këtë temë si Grup Parlamentar kërkuam nga Konjufca që të ndërtojë një proces të konsultimit me partitë parlamentare me aktorët ndërkombëtarë për reformë zgjedhore”, tha ai.

Më tej ai ka shtuar se LVV i ka fituar zgjedhjet dhe për këtë duhet të marrë përgjegjësi.