Tahiri: Në parlament na u premtua që të hyrat vetanake do t’u kthehen komunave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se është pranuar kërkësa e tyre që të hyrat vetanake t’u kthehen komunave.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, shtoi se kërkësa tjetër e tyre për rritjen e pagave me koeficient 129 euro, do të diskutohet në rishikim të buxhetit.

“Sot, pas një beteje parlamentare dhe kërkesës sonë opozitare, u premtua që të hyrat vetanake të kthehen te komunat. Po ashtu, në emër të grupit parlamentar të AAK-së, propozova që kërkesa jonë për rritjen e vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave në vlerë prej 129 euro, të diskutohet në rishikim të buxhetit. Shpërndarja e parave si koncept i ‘vitrave’ në administratë, nuk e zgjidh problemin. Vetëm rritja e pagave me koeficient 129 euro është përgjigja”, ka shkruar Tahiri./21Media

Back to top button