Përfaqësuesi i AAK-së, Besnik Tahiri, pas takimit me U.d e presidentit, Vjosa Osmanin u deklarua për media, me ç’rast tha se diskutuan për kohën optimale të zgjedhjeve.

Tahiri u shpreh se në çfarëdo situate kur vendimi transferohet te qytetari, ajo është festë për të gjithë.

Ai shtoi se Kosova ka dëshmuar stabilitet institucional dhe se vendi ka dëshmuar edhe në kohë të vështira se di të organizojë zgjedhje.

Tahiri tha që Osmani u zotua se do të ketë konsultime të gjata me të gjitha partitë politike dhe pastaj të caktojë një datë për zgjedhje.

“Gjithë ne tanimë e kemi një qartësi, vendimi është te populli. Kosovë urime zgjedhjet, shihemi pas zgjedhjeve në rrethana tjera”, shtoi tutje Tahiri./21Media