Pas mbledhjes, Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në një konferencë për media ka konfirmuar pjesëmarrjen e AAK-së në takim me u.d e Presidentit, Vjosa Osmani. Si përfaqësues i AAK-së në këtë takim do të shkojë Besnik Tahiri.

Isufi ka thënë se AAK është e përgatitur për zgjedhje. Mbanë qëndrimin e njëjtë sa i përket postit të Presidentit.

“Në zgjedhje do të dalim si AAK sepse jemi parti e konsoliduar mirë që udhëheqim në 7 komuna, bashkqeverisim 7 tjera, jemi të përgatitur që të udhëheqim edhe në Qeverinë e Kosovës. Njëkohësisht sa i përket kandidimit të Haradinajt si president  e mbajmë të njëjtin qëndrim mendojmë se Haradinaj e meriton të jetë president i vendit”, ka thënë Isufi.

Osmani me Aleancën e Ardhmërinë e Kosovës do takohet në orën 16.00. /21Media