Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta dobësojë Asociacionin

(Lajm i përditësuar)


Tahiri: Nëse ka mbet Osmani Kurti e Konjufca me na mbrojtë prej Amerike- jo faleminderit

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së,  Besnik Tahiri duke diskutuar në lidhje me Asociacionin dhe Dialogun në emsionin “Click” në RTV21, tha se Kosova nuk mundnet t’i caktojë ndërmjetësuesit, dhe sipas tij në këtë temë duhet të jenë serioz.

“Në qoftëse ka mbet presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe miku im Glauk Konjufca me na mbrojt prej Amerike, faleminderit s’po du me na mbrojtë prej Amerike ju rrit ndera”, tha ai.


Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta dobësojë Asociacionin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në emisionin “Click” në RTV21 tha se secila parti politike duhet ta punojë për ta dobësuar Asociacionin.

“Ne mendojmë që secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta dobësojë Asociacionin , pra Asociacion komunikimin që ne e kemi si Aleancë, Asociacioni cili e prek njëshkallshmërinë qeverisëse të Kosovës prej AAK-së nuk ka mbështejte”, tha ai.


Tahiri: Nëse Rama ka menduar që KFOR-i të jetë në vend të Policisë së Kosovës AAK është kundër

Shefi i Gurpit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në “Click” të RTV21, lidhur me deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun, tha se Rama ka brengë serioze për Kosovën.

“Synimi i tij ka qenë të ndihmojë Kosovën, të ndihmojë kryeministrin dhe qeverinë që të del prej kësaj situate, kështu e kam pa”, tha ai.

“KFOR-i nuk mundet më pasë asnjë rol dhe AAK është kundër që me pas rol të cilin e ka policia e Kosovës, të cilin e kanë organet e zgjedhura… në qoftë se e ka mendu zoti Rama që KFOR-in me bo tash në vend të policisë, jemi kundër”, tha Tahiri.


Tahiri: Këtë pushtet e shpëtoi shteti i ndërtuar që 20 vjet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në “Click” të RTV21 duke komentuar miratimin e rezolutës që dënon sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë në Kuvendin e Kosovës, tha se këtë pushtet e shpëtoi shteti i ndërtuar që 20 vjet.

“Pra pushtetin në fjalë e shpëtuan institucionet e sigurisë, duke përfshirë Policisë së Kosovës, institucionet e intelegjencës që janë zhvilluar prej pavarësisë e këndej pra të Agjencisë së Intelegjencës së Kosovës, mirëpo edhe vizioni dhe partneriteti me institucionet e tjera të sigurisë pra KFOR-i dhe EULEX-i. Pra pushtetin e shpëtoi shteti i ndërtuar që 20 vjet”, tha Tahiri.

Ai shtoi se shërbimi i parë që i bëhet vendit përmes rezolutës së miratuar në Kuvend , është se e ka bashkuar secilin spektër politik duke përfshirë edhe partitë e komuniteteve.

“Albin Kurti mundet me i bo edhe 70 mijë like për një orë edhe 1 milion like, por kjo nuk e ndalë AAK-në për të thënë të vërtetën që ne e besojmë… unë nuk kam qare pa thënë se nuk e ka shpëtu këtu politika e askujt por një system ekstremisht profesional i një policie të Kosovës e cila fatkeqësisht që 8 muaj ditë nuk i ka marrë shtesat e rrezikshmërisë”, tha Tahiri/21Media

Back to top button