Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, sot e ka quajtur shokues vendimin e Gjykatës Kushtetuese për anulimin e Ligjit për Paga. Tahiri përmes facebookut është shprehur se ky vendim është mohim i të drejtës në përfitim nga puna për mbi 62000 shërbyes civilë.

“Policët, punëtorët shëndetësorë, punëtorët e arsimit, e shumë kategori të tjera meritojnë paga, ashtu siç janë paraparë nga Qeveria Haradinaj. Posa ta pranojmë vendimin, ne do të evitojmë lëshimet që kanë sjellë deri te anulimi i këtij ligji dhe me ngulm insistojmë që i njëjti me plotësimet e kërkuara të votohet dhe të hyjë në zbatim me urgjencë!”, ka shknruar Tahiri në facebook.

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme ka vendosur ta shpallë të pavlefshëm Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik të ish-Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj./21Media