Tahiri: Teket politike po e bllokojnë zgjedhjen e presidentit

Ndërsa kanë mbetur edhe shtatë ditë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, analistja politike Arta Tahiri tha se zgjidhja e bllokadës për zgjedhjen e presidentit të ri është në vullnetin politik.

Sipas saj, Gjykata Kushtetuese pritet ta qartësojë rrugën përpara nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo në një mundësi të dytë për zgjedhjen e presidentit të ri brenda 60 ditësh.

“Është jetike të thuhet se mosmarrëveshjet midis partive politike e kanë sjellë situatën e deritanishme, duke filluar nga zgjedhjet e kaluara e deri më tani. Është kryekëput mungesa e vullnetit të partive politike për të bërë një koalicion dhe për ta nxjerrë Kosovën nga një situatë e tillë.”/RTV21

Back to top button