Zëvendëskryeministri i Kosovs, Besnik Tahiri bashkë me ambasadorin e Kosovës në Austri, Lulzim Pllana sot jan takuar me  Linda Van Gelder, Drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Gjat ktij takimi është diskutuar për partneritetin e Qeverisë së Kosovës me Bankën Botërore.

“U dakorduam që të punojmë së bashku në procesin e reformave, duke thelluar bashkëpunimin tonë për të shtyrë përpara reformat në administratën shtetërore, Ligjin e Qeverisë, atë të Inspeksioneve, të Pagave në Sektorin Publik, Financave Lokale dhe Programin për Reduktimin e Barrës Administrative. Nga znj. Van Gelder, u njoftova për ndihmat financiare që do të vijnë nga Banka Botërore, si në programe zhvillimire dhe infrastrukturore, ashtu edhe për programin që do të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme. Po ashtu, folem edhe për vizitën që ekipi i qeverisë i kryesuar nga Ministrja e Financave do ta ketë në SHBA”, ka shkruar Tahiri në Facebook. /21Media