Çdo vend në botë ka zakone, tradita dhe besime të ndryshme.

Tajlanda është njëri ndër vendet që karakterizohet për zakone të ndryshme, të cilat për një pjesë tjetër të botës shpesh herë cilësohen edhe si të çudtishme.

Jiam Srisuk, një 57 vjeçare nga vendi Trang i Tajlandës, nuk i ka shkurtuar e as pastruar flokët që 20 vjet. Kjo për shkak të besimit të saj që ka.

Sipas Srisuk, kur ajo mbushi 30 vjet, flokët filluan t’i thuren si gërshetë vetë në mënyrë të natyrshme.

E vendasit e atjeshëm i kanë thënë se nëse i pastron apo i shkurton ato, do ta presë fati i keq, kështu që Srisuk i ka lënë të rriten natyrshëm të bëra gërshetë, përcjell rtv21.tv

Tani, gjatësia e flokëve të saj arrin në 1.52 metra, që do të thotë se i janë rritur deri në tokë.

Srisuk ka thënë se mahnitet se si çdo ditë i sheh flokët e saj duke u rritur dhe nuk guxon ti shkurtojë, pasi disa banorët të moshuar atje i kanë thënë se kjo është dhuratë nga hyjnitë dhe nuk guxon t’i shkurtojë.

Gërsheta e Srikus është e stilit të gërshetave afrikane. Ato janë të popullarizara në mesin e anëtarëve të religjionit të quajtur Rastafarian, të cilët veçohen për sjellje e veshje, për refuzim të mjekësisë perëndimore e disa gjërave të tjera./21Media