Ehat Miftaraj E çuditshme heshtja e BE-së dhe Lajçakut

(Lajm i përditësuar)
Në intervistën në “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se heshtja e përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak lidhur me sjelljet e Beogradit lidhur me serbët lokal është e çuditshme.
E çuditshme heshtja e BE-së dhe e çuditshme heshtja e Lajçakut se ma sa lehtësi i lejojnë Beogradit t’i keqpërdorin serbët lokal që Beogradi të dirigjoj serbët lokal për interesat e saj fatkeqësisht politike ditore duke cenuar rëndë marrëveshjen e Brukselit. Në anën tjetër nënshkrimi i marrëveshjeve të tilla  nëse është e vërtetë është si një lloj atentati që i bëri republika e Serbisë marrëveshjes së Brukselit dhe këtu unë besoj që edhe Qeveria jonë duhet të jetë më e zëshme ndaj një qasje të tillë dhe veprimeve të tilla nga ana e Beogradit”, tha Miftaraj.

Takimi Kurti-Vuçiq, Ehat Miftaraj: E shtuna dhe e diela duhet të shfrytëzohet nga BE që të gjendet një zgjidhje
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në “21 Drejtpërdrejt” në RTV21 foli për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Miftaraj tha se e shtuna dhe e diela duhet të shfrytëzohet nga Bashkimi Evropian dhe palët në dialog që të gjendet një zgjidhje.
Jemi në fazë kritike, sot është e premte dhe vendimi duhet të hy në fuqi të hënën, andaj unë besoj që ditën e  shtune dhe të diel duhet të shfrytëzohet nga BE-ja nga palët në dialogë që ta gjej një zgjidhje në mënyrë të hënën mos të hyjmë në një fazë të re që pastaj mos të ketë kthim prapa. Këshillat e partnerëve ndërkombëtar të dëgjohet dhe respektohet dhe kjo këshillë mos të konsiderohet si lëshim pe ndaj Serbisë”, tha Miftaraj./21Media
 

Back to top button