Lajçak gati për takimin me Kurtin e Vuçiqin, diskutohen hapat e ardhshëm

(Lajm i përditësuar)
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër takon presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Lajçak i tha pak ditë më parë RTV21 se një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Vuçiq do të zhvillohet së shpejti dhe se në agjendë do të jetë marrëveshja përfundimtare.
Sipas Lajçakut, do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me planin franko-gjerman.
Takimi Kurti-Vuçiq, Lajçak javën e ardhshme në Kosovë e Serbi – 07:18
I dërguari i posaçëm për dialogun i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar brenda javës së ardhshme një vizitë në Kosovë dhe Serbi në përgatitje të një takimi të nivelit të lartë, Kurti-Vuçiq.
Paralajmërimet e Lajçak për vizitë në rajon vijnë në kohën e shtimit të një retorike nxitëse, për të cilën Bashkimi Evropian iu bëri thirrje të dyja palëve që të sillen në mënyrë evropiane.
Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuçiq u përplasën në distancë, pas vendimit për emërim në detyrë të ministrit për kthim të përfaqësuesit të serbëve të Kosovës, Nenad Rashiq.
Megjithëse nuk tha një datë të caktuar për takimin e radhës ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq, i dërguari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak i tha pak ditë më parë RTV21 se takimi do të zhvillohet së shpejti dhe se në agjendë do të jetë marrëveshja përfundimtare.
Lajçak paralajmëroi se do të qëndrojë në Prishtinë e Beograd, javën e ardhshme për diskutuar për procesin e dialogut dhe për dokumentet e fundit me të dy bashkëbiseduesit.
“Në radhë natyrisht janë bisedimet për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne duam këtë proces dhe jemi pajtuar që keto diskutime të bazohen në dokumentin që ia kam prezantuar Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq më 9 shtator me mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës. Ky dokument ka adresuar një numër çështjesh”, tha Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun./21Media

Back to top button