Ishte takimi që bota po priste. Që kur Lionel Messi dërgoi një burofax te FC Barcelona duke u thënë atyre se po shqyrtonte ‘klauzolën e daljes’ në kontratën e tij, të dy palët kishin nevojë të ulen dhe të diskutojnë situatën. Jorge Messi, babai i Leos, arriti në Barcelonë këtë mëngjes dhe e kaloi pasditen e mbyllur në bisedime me Josep Maria Bartomeu, përcjell portali rtv21.tv

Sipas burimeve të SPORT, takimi midis Bartomeu dhe Jorge Messit përfundoi pa u arritur një marrëveshje. Presidenti i klubit dëshiron ta bindë Leo të qëndrojë ndërsa Jorge po përpiqet të gjejë një mënyrë që djali i tij të largohet. Drejtori i Barças Bordas gjithashtu u ul në takim ndërsa Jorge ishte i shoqëruar nga djali  tjetër i tij Rodrigo dhe avokati Jorge Pecur.

Biseda mbetet e hapur nga të dy palët ndërsa kërkojnë të gjejnë një zgjidhje. Për momentin, Leo ende nuk është kthyer në stërvitjen para-sezonale me Barçan./21Media