Takimi për Asociacionin, Kurti thotë se nuk u ftua, Osmani dërgon një përfaqësues nga kabineti i saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk është ftuar në një takim që do ta organizojë Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, e ku do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti tha se ky takim do të zhvillohet si pasojë e insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai tha se ka pritur nga Escobari që të thotë në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën, e jo të thotë në Prishtinë se Asociacioni do të bëhet, pavarësisht kryeministrit të Kosovës.
Në anën tjetër, Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani, do të dërgojë një përfaqësues nga kabineti i saj në takimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, e ku do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajmin për media e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina./21Media
Back to top button