Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, sot në Bruksel kanë biseduar për çështjen e dialogut.

Kjo u bë e ditur nga Lajçak përmes një postimi në Twitter.

“Diskutim i thellë, i gjerë, por mbi të gjitha i dobishëm me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, në lidhje me dialogun – historinë, gjendjen dhe rrugën përpara”, ka shkruar Mirosllav Lajçak në Twitter./21Media