Humanisti kosovar, Halil Kastrati e ka mirëpritur në selinë e re të organizatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” rep-artistin e njohur shqiptar, Capital T.

Kastrati ka thënë se reperin e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme si dhe kanë biseduar lidhur me hapjen e Shtëpisë së të Moshuarve.

“Sot e prita në selinë tonë të re, mikun tim dhe donatorin e hershëm të shoqatës, këngëtarin Capital T. E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, dhe biseduam për javën e rëndësishme që na pret me hapjen e Shtëpisë së të Moshuarve. Faleminderit, Trim”, ka shkruar Halil Kastrati në Instagram.

Ndërsa Capital T ka thënë se është shumë krenar me këtë projekt. “Së shpejti përurohet Shtëpia e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, shumë krenar me këtë projekt dhe i lumtur ta kemi një prej projekteve ndër më të mira në Ballkan e me gjerë”, ka shkruar Capital T./21Media