Kryeministri i Kosovës,  Avdullah Hoti ka shkuar në presidencë, aty ku po zhvillon takim me u.d e presidentit Vjosa Osmanin.

Ky takim vie pas zhvillimeve të fundit ku paraprinë aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të lartë të UÇK-së, njëheri figura politike me ndikim në vend.

Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë funksionin e u.d  të presidentes së Kosovës.