Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka pritur në takim në objektin komunal,  kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ashtu si në takimet e tjera, mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.

Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook pamje nga ky takim, në të cilin e shoqëronin ministri Gent Cakaj dhe ambasadori Qemal Minxhozi.

Gjatë qëndrimit dyditorë në Kosovë, kryeministrit shqiptar i ka mbetur për t’u takuar edhe me liderin e AKR-së, Behgjet Pacolli. Ndërsa, rreth orës 14.00 do të mbajë konferencë për medie.

Kujtojmë se në orën 11:00 ishte paraparë të takohen Rama dhe Haradinaj, por ky takim është anuluar./21Media