Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë takuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Tahiri u tha se në këtë takim rikonfirmuan lidhjen e fortë historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit Euro-Atlantik.

“Takim vëllazëror dhe shumë miqësor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Rikonfirmuam lidhjen tonë të fortë historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit tonë Euro-Atlantik.”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media