Takoi Presidenten Osmani në New York, Ruto tregon pritjet e tij nga dialogu

(Lajm i përditësuar)


Takoi Presidenten Osmani në New York, Ruto tregon pritjet e tij nga dialogu

Presidenti i Kenisë, William Ruto, ka shkruar për takimin që pati sot në Neë York me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ruto përmes një njoftimi ka dhënë mesazhe për dialogun, teksa ka shtuar se beson që dialogu do të çojë në një zgjidhje të favorshme për të dy shtetet, Kosovën dhe Serbinë.

“Kenia vlerëson iniciativën e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara për të gjetur një përgjigje të përhershme për grindjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne besojmë se kjo përpjekje bashkëpunuese premton për një rezultat të favorshëm për njerëzit e të dy vendeve”, ka shkruar ai.


Osmani takoi presidentin e Kenias, William Ruto

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me presidentin e Kenias, William Ruto.

Në këtë takim, Presidentja Osmani e ka falënderuar homologun Ruto pas vendimit të Kenias për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka shtruar nevojën e thellimit të marrëdhënieve diplomatike në të mirë të qytetarëve dhe shteteve.

“Mezi presim ndërmarrjen e hapave të përbashkët që do t`i afrojnë tutje vendet dhe popujt tanë”, ka theksuar Osmani.

Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kenias, si dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike.

Osmani në një pjesë të takimit foli edhe për përkushtimin e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm dhe mundësinë e nismave të përbashkëta në fusha të tilla si energjia e rinovueshme dhe ndryshimet klimatike./21Media

Back to top button