Taksa ndaj Serbisë, situatë e re për biznese në Kosovë
Kjo masë shtroi nevojën për riorientim nga Serbia në shtete të tjera
Nga ana tjetër, Serbia vazhdimin e bisedimeve me Kosovën po e kushtëzon me heqjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve të saj.
Mirëpo, kjo masë vlerësohet edhe nga një këndvështrim tjetër. Taksa krijoi situatë të re dhe sprovë për një numër ndërmarrjesh në Kosovë. Taksa shtroi nevojën për riorientim nga Serbia në shtete të tjera.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi vë në dukje se tashmë këto ndërmarrje të Kosovës janë në kërkim të zgjidhjeve të tjera./21Media