Stafi mjekësor e përlot me surprizën

Stafi mjekësor e përlot me surprizën

Një shofer taksie i cili transportonte falas në urgjencë pacientët e infektuar me koronavirus, u surprizua nga stafi mjekësor i një spitali në Madrid.

Ai ishte telefonuar nga spitali për të transportuar një pacient, por kur kur mbërrin aty, shikon të gjithë stafin mjekësor që duartrokisnin për të. Taksisti spanjoll fillon të përlotej.

Atij iu dha një zarf me para në shenjë falenderimi për atë që ka bërë për pacientët me koronavirus.