Bebart Selmani që shkëlqen në fushën e blertë

Bebart Selmani që shkëlqen në fushën e blertë

Talenti i të rinjëve kosovarë çdo ditë e më shumë po shfaqet në sytë e botës. Përmes artistëve e sportistëve, emri i Kosovës po dëgjohet kudo.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Milot Rashica, Valon Behrami janë vetëm disa prej emrave të lojatrëve të cilët, luajnë për kombëtaret e ndryshme evropiane mirëpo, që vendlindjen e tyre nuk e harrojnë asnjëherë.

Rrugës së tyre tani është duke shkuar edhe 9-vjeçari nga Ferizaji, Bebart Selmani për të cilin babai i tij, Tefik Selamni për portalin rtv21.tv tregon se talentin për futboll e shfaqi që në moshen 4-vjeçare, shkruan rtv21.tv

Selamni tregon se djali i tij, në moshën 6 vjeqare ka filluar ushtrimet në Ferizaj po në këtë moshë Bebarti mori pjesë edhe në një turnir në Poloni, kurse një vit më vonë ai ishte në turnirin në Danimark.

Por, paraqitja e Bebartit nuk mjaftoi me kaq në moshen 8 vjeçare ai udhtoi drejt Gjermanisë ku mori pjesë në provat në Borosia Dortmund.

Me të parë paraqitjen e tij të shkëlqyeshme në fushën e blertë, shumë klube të Evropes kanë shprehur interesim për të.

Dinomo Zagrep dhe disa klube tjera të Zvicres kanë interes të madh për Bebartin“, ka thënë Selmani për rtv21.tv.

Përveç, klubeve Zvicerane sytë ka 9-vjeçari i ka edhe Italia, mirëpo sipas babit të tij, problemi është duke qëndruar te vizat.

Aktualisht Bebarti, është duke u ushtruar në Prishtinë te trajneri Arsim Prepolli, tre herë brenda javës. 9-vjeçari është në kalsen e katërtë në shkollën fillore “Enver Topalli” në Greme.

Babai i tij ka deklaruar se janë në pritje të një vendimi për të ardhmen e djalit, pasi që siç është shprehur ai, Bebarti është ende i ri. /21Media