Eris Abedini ka kompletuar transferimin nga Lugano te Granada në La Liga.

Talenti nga Kosova ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën spanjolle, që është pjesë e Ligës së Evropës në sezonin e ri.

Abedini deri më tani ishte pjesë e klubit zvicerian Lugano, por ka luajtur edhe për skuadra të tjera zviceriane si Fc Wil, Winterthur e Chiasso.

Ai është paraqitur 5 herë për Kosovën U21, duke shënuar një gol./21Media