Violinisti Taulant Ruci flet për koncertin recital dhe për planet në vazhdim

Violinisti Taulant Ruci flet për koncertin recital dhe për planet në vazhdim

Vioinisti Taulant Ruci ka mbajtur koncert recital në Gjakovë, ku i interpretoi veprat e njohura të Bach, Paganini, Mozart, Sarasate dhe Kreisler. Ruci koncertin e mbajti në shkollën e muzikës. “Prenk Jakova” në Gjakovë” më 31 maj.

Për të folur rreth këtij koncerti Ruci ishte i ftuar në Programin e Mëngjesit në RTV21. Ai tha se për tu përgadiur për këtë koncert iu ka dashur një vit kohë. “Programi është i përgatiur pothuajse një vjet me punë intesive me punë intensive çdo ditë me mesatare dikund pesë deri në shtatë orë nga dita në ditë”, deklaroi Ruci.

Ruci ka shtuar se përzgjedhja e programit ka qenë në atë formë që t;i plotësojë kriterët e koncerteve evropiane. Po ashtu ai ka treguar publiku e ka mirëpritur koncertin e tij. “Jo që vet jam i Gjakovës por kjo dihet se kemi një publik shumë të zgjedhur që vijë na ndëgjojnë rregullisht”,  ka thënë Taulant Ruci.

Sa i përket planeve në vazhdim Ruci ka bërë të ditur se së shpejti pret të diplomojë për violinë në kuadër të Universitetit të Prishtinës. “Nuk është çudi edhe sot diplomoj sepse krejt varet prej administratës kur ma cakton edhe kur munden me u mbledh, drejt me thanë ka shku pakëz gjatë nga ana e pritjes por nuk varen prej meje në çdo fakultet po u dashke me prit kështu”, ka thënë Taulant Ruci.

Ai po ashtu ka zbuluar se plan e ka një turne me koncerte nëpër qytetet e Kosovës, duke filluar nga Prizreni./21Media