Jake Tapper, ka bërë publike një pjesë të librit ‘’Anonymous’’,  që zbulon se ish-shefi i Departamentiti të Sigurisë Kombëtare Miles Taylor ishte autori i ‘’Anonymous’’.

Taylor ishte gjithashtu autori anonim i “Një Paralajmërim”, një libër  që përshkruan presidentin si një udhëheqës “të padisiplinuar” dhe “amoral”, abuzimi i pushtetit i të cilit kërcënoi themelet e demokracisë amerikane. Ai e pranoi që ai ishte autori i librit dhe artikullit të opinionit në një intervistë dhe në një deklaratë me tre faqe që postoi në internet.

Z. Taylor dha dorëheqjen nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Qershor 2019 dhe doli në publik me kritikat e tij ndaj Z. Trump këtë verë të kaluar.