Drejtori sportiv i Lazios ka bindjen se Muriqi do e ndihmojë shumë ekipin e Inzaghit.

“Nuk e fsheh që ndjej kënaqësi mbi faktin që ndodhem këtu duke prezantuar Muriqin. Negociatat për blerjen e Vedatit ishin të lodhshme dhe të gjata, por jemi të lumtur që e sollëm te Lazio. I shtohet një reparti shumë të fortë, kemi edhe Immobilen, Correan dhe Caicedon. Muriqi e kompleton sulmin tonë. Do të luajmë në tre turne sfilitës këtë sezon, do të jetë shumë i rëndësishëm“, deklaroi Igli Tare.

Reprezentuesi nga Kosova iu bashkua Lazios nga Fenerbahche për 20 milionë euro, muajin e kaluar.