Ditë feste në familjen Xhaka

Ditë feste në familjen Xhaka

Lojtari i kombëtarës Taulant Xhaka, sot feston ditën e tij të lindjes ai mbush 29 vjet.

Për këtë ditë të rëndësishme ai ka marrë urime të shumta nga fansat e tij, të cilat i ka publikuar në Instastory.

Mirëpo, Taulanti këtë vit ditëlindjen po e feston me dhuratën më të çmuar pasi që ai para disa dite është bërë baba. E pikërisht në këtë ditë ai publikojë imazhin e parë të djalit të tij.

Taulanti dhe Arbnora më 28 janar të këtij viti e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Taulanti në fillim të sezonit 2010-2011 është zhvendosur tek skuadra e ekipit te parë të FC Baselit. Ai bëri debutimin e tij të parë me Baselin më 19 shtator 2010 në fitoren 5-0 te Baselit kundër FC Mendrisio-Stabio në kupën e Zvicres. Ndërsa, debutimin e tij te parë në Super League e beri me 27 shkurt 2011 ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-0 kundër FC Luzern. /21Media